Pinturault shënon fitore në sllallom të madh

Skijim

Pinturault shënon fitore në sllallom të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 15:16
Pinturault shënon fitore në sllallom të madh

Skiatorja francez, Alexis Pinturault, ishte në ditën më të mirë dhe ngadhënjen në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë.

Ai tregoi rrëshqitje më të mirë, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:03,10 minuta. Zvicerani Loic Meillard arriti në vend të dytë me kohë më të dobët për 16 qindtat se fituesi i garës por me kohë më të mirë për 8 qindtat se pozita e tretë, norvegjezi Leif Nestvold-Haugen.

Kroati Filip Zubçiç ka qenë befasia më e madhe, duke arritur në pozitën e katërt dhe me kohën më të mirë për 17 qindtat se skiatori slloven, Zhan Kranjec.

Norvegjezi Henrik Kristoffersen nuk ishte në ditën e tij dhe përfundoi në pozitën e shtatë me 79 qindtat e kohës më të dobët se Pinturault. Në renditjen e sllallomit të madh, Kranjec prinë me 315 pikë, pasojnë Henrik Kristoffersen (289), Alexis Pinturault (272), ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Henrik Kristoffersen udhëheq me 877 pikë, i përcjellur nga Pinturault me  822 pikë, Kilde 820 pikë etj. 

Meshkujt
1. Alexis Pinturault (Franca)    2:03,10
2. Loic Meillard (Zvicra)    +0,16
3. Leif Nestvold-Haugen (Norvegjia)    + 0,24
4. Filip Zubçiç (Kroacia)    +0,35
5. Zhan Kranjec (Sllovenia)    +0,52
6. Aamodt A. Kilde (Norvegjia)    +0,54
7. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +0,79
8. Victor Muffat-Jeandet (Franca)    +0,80
9. Stefan Luitz (Gjermania)    +1,00
10. Gino Caviezel (Zvicra)    +1,06

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat