Rebensburg shumë më e mirë se rivalet

Skijim

Rebensburg shumë më e mirë se rivalet

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 14:35
Rebensburg shumë më e mirë se rivalet , foto EPA

Skiatorja më e mirë gjermane Viktoria Rebensburg tregoi nivelin e saj dhe triumfoi në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Garmisch Partenkirchen të Gjermani.

Viktoria Rebensburg zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:41.94 minuta apo me kohën më të shpejt për 61 qindtat se italiania Federica Brignone.

Ester Ledecka nga Çekia ka bërë befasi, duke zënë vendin e tretë me kohë me të dobët për 83 qindtat se fituesja e garës por që kishte kohën më të mirë për 12 qindtat se Sofia Goggia nga Italia.

Në renditjen e lëshimit Corinne Suter prinë me 317 pikë, pasojnë Mikaela Shiffrin (256), Ester Ledecka (253) etj. ndërsa Shiffrin udhëheq në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës me 1225 pikë, pastaj renditen Federica Brignone (1035), Petra Vlhova (862), Marta Bassino (640) etj.

Rezultatet 
1. Viktoria Rebensburg (Gjermania)    1:41.94  
2. Federica Brignone (Italia)    +0.61  
3. Ester Ledecka (Çekia)    +0.83  
4. Sofia Goggia (Italia)    +0.95  
5. Corine Sutter (Zvicra)    +0.98  
6. Ilka Stuhec (Sllovenia)    +1.52  
7. Joana Haehlen (Zvicra)    +1.63  
8. Petra Vlhova (Sllovakia)    +1.74  
9. Francesca Marsaglia (Italia)    +1.77 
10. Elisabeth Reisinger (Austria)    +1.80

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat