Kilde fiton garën në një mot të vështirë - Bota Sot
Kilde fiton garën në një mot të vështirë

Skijim

Kilde fiton garën në një mot të vështirë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 16:20
Kilde, foto EPA

Në Qendrën e Skive në Saalbach-Hinterglemm të Austrisë, koha ka qenë e vështirë, me reshje të mëdha të borës dhe disa herë u shty gara. Megjithatë, edhe pse mbretëronte mot i keq gara u mbajt dhe skiatori nga Norvegjia Aleksander Aamodt Kilde triumfoi në disiplinën e supersllallomit të madh në Kupën e Botës.

Ai doli më i shpejti me kohën për 58 sekonda e 30 qindtat, duke lënë pas për 15 qindtat zviceranin Mauro Caviezel. Përderisa gjermani Thomas Dressen të enjten fitoi në lëshim, këtë herë nuk arriti më shumë se në pozitën e tretë dhe me kohë më të ngadalshme për 31 qindtat e sekondës se fituesi i garës.

Në pozitën e katërt është Christian Walder nga Austria dhe ngec për 52 qindtat pozita e parë.  E veçanta ka qenë se me të njëjtën kohë dhe në vend të shtatë përfunduan skiatorët Andreas Sander nga Gjermania dhe Travis Ganong nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sander dhe Ganong kishin kohën më të dobët për 64 qindtat se pozita e parë.

Në renditjen e supersllallomit të madh Kilde udhëheq me 336 pikë, pasojnë Caviezel 285, Jansrud 265, Mayer 264, Kriechmayr 262 pikë, ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Kilde kryeson me 982 pikë, i ndjekur nga Kristoffersen (903), Pinturault (882), Mayer 716, Feuz 697 pikë etj.
 
Rezultatet 

1. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia)    58,30
2. Mauro Caviezel (Zvicra)    +15
3. Thomas Dressen (Gjermania)    +31
4. Christian Walder (Austria)    +52
5. Mattia Casse (Italia)    +61
6. Alexis Pinturault (Franca)    +63
7. Andreas Sander (Gjermania)    +64
7. Travis Ganong (SHBA)    +64
9. Kjetil Jansrud (Norvegjia)    +65
10. Vincent Kriechmayr (Austria)    +96

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat