Skiatorja austriake Elisabeth Reisinger është lënduar rëndë!
Ajo gjatë rrëshqitjes papritmas ka humb kontrollin dhe është rrëzuar keq, duke u përplasur për rrethojat, në Qendrën e Skive në Crans Montana të Zvicrës.
Mediat e huaja raportojnë se ajo me helikopter u dërgua në spital.
Duhet kujtuar, se sot është mbajtur gara në disiplinën e lëshimit, në të cilën triumfoi skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami.