Federata Skitare e Kosovës organizon garën për kupën memoriale “Hajrush Demaj” në disiplinën e Sllallomit (SL) për kategoritë e reja.
Gara zhvillohet në Bogë të Rugovës.
Agjenda:
E shtunë – Sllallom (SL) – Kategoritë e Reja (U8 – U10 - U12 SL) dhe (U14 – U16 SL)
në ora 09:00 - bëhet shiqimi i shtegut,
në ora 09:30 - hapja solemne,
në ora 09:45 - starti I (lëshimi i parë)
në ora 11:00 - pauza për verifikim të rezultateve dhe respektimi i kohës për ankesa
në ora 12:00 - starti II (lëshimi i dytë)
në ora 16:00 - shpallja e fituesve.
Pas çdo lëshimi të parë bëhet pushim prej 15m. për verifikim të diskualifikimeve nga gjyqtarët dhe bëhet pranimi i ankesave.