Garë dramatike në supersllallom të madh, befason austriakja 

Skijim

Garë dramatike në supersllallom të madh, befason austriakja 

Nga: K. Goca Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 15:38
Ortlieb, foto AP

Austriakja 23-vjeçare Nina Ortlieb befasoi të gjithë me fitoren në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Qendrën e Skive në La Thuile të Italisë. Ortlieb zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:11,72 minuta apo për 1 qindtat e sekondës ka qenë më e mirë se italianja Federica Brignone.

Në pozitën e tretë renditet zvicerania Corinne Suter dhe për shtatë qindtat mbetet larg pozitës së parë. Diferenca e ngushtë mes të parës dhe të tretës janë dëshmia më e mirë se sa ishte garë dramatike.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Brignone prinë me 1.378 pikë, pasojnë Shiffrin 1.225, Vlhova 1.189 pikë etj. Në supersllallom të madh Suter kryeson me 360 pikë apo me 19 më shumë se italianja Brignone.

Rezultatet 
1. Nina Ortlieb (Austria)    1:11,72
 2. Federica Brignone (Italia)    +0,01
 3. Corinne Suter (Zvicra)    +0,07
 4. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0,39
 5. Marta Bassino (Italia)    +0,51
 6. Ester Ledecka (Çekia)    +0,55
 7. Elena Curtoni (Italia)    +0,78
 8. Joana Haehlen (Zvicra)    +0,82
 9. Wendy Holdener (Zvicra)    +0,95
10. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    +0,98

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat