Kriechmayr +5 para Caviezel!

Skijim

Kriechmayr +5 para Caviezel!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 16:17
Kriechmayr +5 para Caviezel! Foto EPA

Austriaku Vincent Kriechmayr ngadhënjeu para tifozëve të vet në disiplinën e supersllallomit të madh, në garën që u zhvillua në Qendrën e Skive në Hinterstoder.

Kriechmayr zuri pozitën e parë me kohë të kaluar për 1:33,08 minuta por me një epërsi shumë të ngushtë ndaj vendit të dytë dhe të tretë.  Kriechmayr për 5 qindtat e la pas zviceranin Mauro Caviezel dhe për 8 qindtat bashkëkombësin e tij, Matthias Mayer.    

Alexis Pinturault nga Franca nuk arriti në podium por renditet në vend të katërt me 24 qindtat e sekondës me të dobët se fituesi i garës.    Në renditjen e përgjithshme Kilde prinë me 1022 pikë, pasojnë Kristoffersen 957, Pinturault 848 pikë etj. ndërsa në supersllallom të madh Caviezel kryeson me 365 pikë apo ka tri më shumë se Kriechmayr, 29 më shumë se KIlde etj.

Rezultatet 
1. Vincent Kriechmayr (Austria)    1:33,08
2. Mauro Caviezel (Zvicra)    +0,05
3. Matthias Mayer (Austria)    +0,08
4. Alexis Pinturault (Franca)    +0,24
5. Beat Feuz (Zvicra)    +0,93
6. Kjetil Jansrud (Norvegjia)    +1,15
7. Nils Allegre (Franca)    +1,58
8. Mattia Casse (Italia)    +1,65
9. Emanuele Buzzi (Italia)    +1,67
10. Gino Caviezel (Zvicra)    + 1,94
 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat