Pinturault triumfon në superkombinim - Bota Sot
Pinturault triumfon në superkombinim

Skijim

Pinturault triumfon në superkombinim

Nga: Kemajl Goca Më: 1 mars 2020 Në ora: 14:45
Pinturault triumfon në superkombinim

Skiatori francez Alexis Pinturault shënon fitore domethënëse në disiplinën e superkombinimit në Kupën e Botës, që u mbajt në Hinterstoder të Austrisë.

Ai ka bërë rrëshqitje të përsosur duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:04,90 minuta dhe me kohë më të shpejt për 99 qindtat e sekondës nga pozita e dytë, zvicerani Mauro Caviezel (Zvicra)  +0,99.

Në pozitën e tretë renditet norvegjezi Aleksander Kilde por me kohë më të ngadalshme për një sekondë e 25 qindtat nga pozita e parë dhe për 16 qindtat para bashkëkombësit të tij, Kjetil Jansrud.

Pinturault kryeson me 280 pikë në superkombinim, duke lënë pas Kilden me 172 pikë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Kilde udhëheq me 1082 pikë apo ka 34 më shumë se Pinturault.
 

Rezultatet 
1. Alexis Pinturault (Franca)    2:04,90
2. Mauro Caviezel (Zvicra)    +0,99
3. Aleksander Kilde (Norvegjia)    +1,25
4. Kjetil Jansrud (Norvegjia)    +1,41
5. Riccardo Tonetti (Italia)    +1,45
6. Matthias Mayer (Austria)    +2,07
6 . Victor Muffat-Jeandet (Franca)    +2,07
8. Marco Schwarz (Austria)    +2,59
9. Loic Meillard (Zvicra)    +2,83
10. Pavel Trikiçev (Rusia)    +2,99

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat