Gara anulohet, zvicerani kampion i supersllallomit të madh

Skijim

Gara anulohet, zvicerani kampion i supersllallomit të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 8 mars 2020 Në ora: 14:35
Mauro Caviezel, foto EPA

Koha shumë e keqe kanë shtyrë që të anulohet gara në disiplinën e supersllallomit të madh, që ishte paraparë të mbahet në Kvitfjell të Norvegjisë. Megjithatë, zvicerani Mauro Caviezel është kampion i ri në supersllallom të madh.

Zvicerani zuri vendin e parë me 365 pikë në disiplinën e supersllallomit të madh, kësisoj fiton “Globin e vogël të Kristaltë”.

"Është një ditë veçantë për mua pas një sezoni shumë të mirë. Një ëndërr që u realizua!” tha mes të tjera Caviezel.  

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, norvegjezi Kilde udhëheq me 1202, pasojnë francezi Pinturault 1148, norvegjezi Kristoffersen me 1041 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat