Gruaja e Valon Behramit vazhdon bashkëpunimin me kompaninë e njohur sportive

Skijim

Gruaja e Valon Behramit vazhdon bashkëpunimin me kompaninë e njohur sportive

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:51
Gruaja e Valon Behramit vazhdon bashkëpunimin me kompaninë e njohur sportive

Gruaja e futbollistit Valon Behrami, Lara Gut-Behrami, ka rinovuar kontratën e saj me kompaninë e pajisjeve sportive “Head” edhe për dy vite të tjera.

Drejtori i kompanisë “Head”, Rainer Salzgeber, ka thënë se kjo gjë ishte një dëshirë e dy palëve.

“Kjo ishte dëshira e Laras. Dhe fillimisht ishte e qartë për ne se ajo donte rinovimin e kontratës. Është qëllimi ynë që ajo të ndihet e rehatshme me ne dhe kështu ndihet”, ka thënë Salzgeber.

Ai thotë se kriza e koronavirusit ka prekur edhe kompaninë e tyre, derisa shprehet se edhe Lara ka qenë e kuptueshme në këtë aspekt.

“Sportistët tanë të mëdhenj si Lara e kuptuan menjëherë këtë gjë”, u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat