Grabovci takohet me nënkryetarin e Federatës së Skitarisë së Kosovës 

Skijim

Grabovci takohet me nënkryetarin e Federatës së Skitarisë së Kosovës 

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 12:07
Grabovci takohet me nënkryetarin e Federatës së Skitarisë së Kosovës 

Zv/Ministër i Ministrisë Kulturës, Rinisë, Sportit dhe të Kosovës, Arbër Grabovci, u takua edhe me dr. Shyqri Memën, nënkryetarin e Federatës së Skitarisë së Kosovës.

“Sot pata takim miqësorë me mikun tim te vjetër dr. Shyqri Memen. Edhe kësaj radhe bashkëbiseduam rreth shumë temave që ndërlidhen me përditëshmerinë tonë.

Me Doktorin, njeri shembullor dhe profesionist i fushës, në cilësinë e N/Kryetarit të Federatës së skitarisë, trajtuam edhe temat të cilat e preokupojnë sportin e Kosovës, në veçanti skijimin, sport ky që afirmon edhe vlerat e alpeve shqiptare!

Puna jonë e përbashkët prore është kurorëzuar me suksese prandaj edhe vazhdojmë të jemi bashkë në sfidat që na presin”, ka shkruar Grabovci.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat