Anulohen të gjitha garat që zhvillohen në Amerikë dhe Kanada

Skijim

Anulohen të gjitha garat që zhvillohen në Amerikë dhe Kanada

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 10:57
Anulohen të gjitha garat që zhvillohen në Amerikë dhe Kanada

Federata Ndërkombëtare e Skive (FIS) ka vendosur të anulojë të gjitha garat e Kupës së Botës që zhvillohen në Amerikë dhe Kanada për shkak të koronavirus.

Në total janë 10 gara që zhvillohen në pistat e Liqenit Luis, Killington dhe Beaver Creek (5 gara për meshkuj dhe 5 për femra).

Garat e sezonit 2020-2021 në Kupën e Botës në ski do të nisin sipas parashikimit më 17 dhe 18 tetor, në pistën suedeze të Soelden.

FIS ka bërë me dije se garat e anuluara në pistat amerikane dhe ato kanadeze do të zhvillohen në Europë gjatë sezonit. FIS ka publikuar edhe protokollin e sigurisë që duhet të ndjekin të gjithë pjesëmarrësit në garat e Kupës së Botës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat