Federata Skitare e Kosovës: Emini nuk është më në mesin tonë

Skijim

Federata Skitare e Kosovës: Emini nuk është më në mesin tonë

Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 13:33
Emin Dushullovci

Federata Skitare e Kosovës, është e tronditur me vdekjen e Emin Dushulluvcit, veprimtarit të shquar të skijimit.
“Sot me datë 01.11.2020 ndërroj jetë z. Emin Dushullovci. 

Federata Skitare e Kosovës me pikëllim të thellë e pranoj këtë lajm që Emini nuk është më në mesin tonë. Do ta kujtojmë përherë si punëtor të madh dhe të palodhur, si një njeri i rrallë që ia kushtoi jetën me kontributin e tij të shquar sportit të skijimit.

Do të na mungojë të gjithëve.

U preftë në paqe axha Emin”, njofton Federata Skitare e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat