Bujar Turjaka - skiatori më i mirë në Gjeneratën e Republikës

Skijim

Bujar Turjaka - skiatori më i mirë në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 15:09
Bujar Turjaka - skiator i Gjeneratës së Republikës

Si çdo sport tjetër edhe sporti i skitarisë ka luajtur rol të rëndësishëm në vitet e 90-ta (1991-1999), për të mbajtur gjallë sportin.

Bujar Turjaka i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë skiatori më i mirë në vitet e 90-ta.

Përkundër presioneve e kërcënimeve që vinin nga pushtuesi serb, Turjaka asnjëherë nuk u tremb dhe as nuk u ndal por e kishte vazhduar misionin e tij në shërbim të skijimit, sportit dhe shtetit të Kosovës. 

Turjaka me një armatë sportistësh kanë dhënë gjithçka nga vetja për sportin e Kosovës, kaluan nëpër shumë rreziqe, por asnjëherë nuk u dorëzuan para pushtuesit serb. 

Turjaka me sportistët tjerë shqiptarë iu kundërvunë fuqishëm regjimit serb dhe i zhvilluan garat e Republikës së Kosovës. 

Ai është krenar për sakrificën që ka bërë për sportin në përgjithësi, ku në vitet e 90-ta jeta ka qenë e rrezikuar në çdo sekondë nga regjimi kriminal serb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat