Ylber Rudi - trim që nuk e kishte shoqin dhe veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës

Skijim

Ylber Rudi - trim që nuk e kishte shoqin dhe veprimtar i shquar në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 15:17
Ylber Rudi

Të jesh sportist apo sportiste në vitet e 90-ta, ka qenë njësoj sikur të jesh në uniformë ushtarake kundër regjimit kriminal serb. 

Një personalitet i shquar, trim që nuk e kishte shoqin në vitet e 90-ta, është Ylber Rudi. 

Burrë i fortë, i fjalës dhe kontribues i madh në vitet e 90-ta (1991-1999), një luftëtar i fuqishëm në fushëbetejën sportive kundër pushtuesit serb.

Image

Ylber Rudi, gjatë skikimit para disa viteve

Ylber Rudi i takon Gjeneratës së Republikës! 

Një burrë dhe sportist i respektuar deri në pikën e fundit kudo në Kosovë dhe në shqiptari!  Gjithmonë i buzëqeshur dhe human.

Profesor Rudi, ka qenë shembull se si luftohet për sport dhe për shtetin e Kosovës në vitet e 90-ta. 
Ai ka qenë anëtar i Lidhjes së Sporteve të Pejës nga viti 1991-1996, po ashtu disa vite edhe president i klubit skiator Alpi dhe ishte halë në sy për regjimin e Serbisë. Ose siç thotë profesor Jakup Kasapolli: “Rudi, burrë i rrallë, një yll i pazëvendësueshëm”.  

Rudi së bashku me mijëra sportistë dhe sportiste, asnjëherë nuk u ndalën, as që u frikësuan nga kërcënimet e milicisë së pushtuesit serb, por ashtu si i ka hije një trimit të vërtet, kishte dhënë kontribut të madh në organizimin e garave të skijimit. 

Është njeriu i parë që e hapi edhe restorant-hotelin në Bogë të Rugovës në vitet e 90-ta. Ndërsa në vitin 1999 bandat dhe milicia serbe ia dogjën restorant – hotelin, duke ia bërë rrafsh me tokë, kjo edhe si hakmarrje ndaj Rudit për veprimtari sportive dhe kombëtare!

Rudi sot është krenar për kontributin që dha në vitet e 90-ta, që së bashku me mijëra sportistë shqiptarë i rezistuan fuqishëm okupatorit.  

Rudit sot i bëhet zemra mal që i sheh sportistët e Kosovës duke lozur të lirë në stadiume dhe palestrat sportive, skiatorët dhe skiatoret duke garuar në shtigjet e skijimit në Brezovicë, Bogë etj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat