Vlhova më e mira në sllallom, +18 qindtat para amerikanes

Skijim

Vlhova më e mira në sllallom, +18 qindtat para amerikanes

Nga: Kemajl Goca Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 15:32
Vlhova, foto EPA

Skiatorja e famshme sllovake, Petra Vlhova, është fituese e sllallomit në Kupën e Botës, që u mbajt në Levi të Finlandë, në garën e dytë të edicionit të ri.

Ajo fitoi me një epërsi prej 18 të qindtave ndaj amerikanes së njohur Mikaela Shiffrin. 

Petra Vlhova zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:50,11 minutë, duke e lënë pas amerikanen.
Katharina Liensberger nga Austria përfundoi në pozitën e tretë me 57 të qindtat e sekondës pas vendit të parë, por ka lënë pas vetes zviceranet  Wendy Holdener dhe Michelle Gisin. 

Për Vlhovan, kjo është fitorja e 15-të në karrierën e tij, e nënta në sllallom. Sezonin e kaluar, ajo fitoi Globin e vogël të Kristaltë në disiplinën e sllallomit.

Renditja

1. Petra Vlhova (Sllovakja)    1:50,11 
 2. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0,18 
 3. Katharina Liensberger  (Austria)    +0,57 
 4. Wendy Holdener (Zvicra)    +1,35 
 5. Michelle Gisin (Zvicra)    +1,41 
 6. Laurence St. Germain (Kanada)    +1,42 
 7. Katharina Truppe (Austria)    +1,77 
 8. Chiara Mair (Austria)    +2,04 
 9. Melanie Meillard  (Zvicra)    +2,10 
10. Katharina huber (Austria)    +2,25

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat