Sllovakja shënon fitoren e dytë rresht në sllallom 

Skijim

Sllovakja shënon fitoren e dytë rresht në sllallom 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 15:07
Sllovakja shënon fitoren e dytë rresht në sllallom, foto Reuters

Skiatorja sllovake Petra Vlhova ka shënuar fitoren e dytë rresht në sllallom të këtij sezoni në Kupën e Botës, që u mbajt në Levi të Finlandës. 

Në garën e së dielës, skiatorja sllovake u shoqëruan në podium nga Michelle Gisin e Zvicrës dhe Katharina Liensberger nga Austria.

Petra Vlhova zuri vendin parë me kohë të kaluar për 1:49,05 minutë, duke e lënë pas për 31 qindtat zviceranen Gisin. 

Austriakja Liensberger renditet në pozitën e katërt me kohë më të mirë për 29 qindtat se zvicerania Holdener dhe 43 qindtat se amerikania Shiffrin. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Vlhova udhëheq me 260 pikë, pasojnë Gisin (175), Shiffrin (125) etj. 

Ndërsa në sllallom Vlhona prinë me 200 pikë, duke lënë pas Gissin me 125, Liensberger   120 pikë etj.
 
Rezultatet 
 1. Petra Vlhova (Sllovakia)    1:49,05
 2. Michelle Gisin (Zvicra)    +0,31
 3. Katharina Liensberger (Austria)    + 0,50
 4. Wendy Holdener (Zvicra)    +0,79
 5. Mikaela Shiffrin (SHBA)    + 0,93
 6. Franziska Ritsch (Austria)    +0,94
 7. Katharina Truppe (Austria)    +1,00
 8. Laurence St. Germain (Kanada)    +1,22
 8. Irene Curtoni (Italia)    +1,22
10. Martina Dubovska (Çekia)    +1,23

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat