Odermatt kampion olimpik: Një ëndërr e madhe që u bë realitet

Skijim

Odermatt kampion olimpik: Një ëndërr e madhe që u bë realitet

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 11:14
Odermatt kampion olimpik: Një ëndërr e madhe që u bë realitet

Skiatori i Zvicrës, Marco Odermatt, është kampion olimpik në disiplinën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore - Pekin 2022.

Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:09.35 minuta, duke e lënë pas sllovenin Zan Kranjec.

Slloveni stoliset me medalje të argjendtë, duke shënuar sukses të madh.

Ai mbeti për 19 qindtat larg vendit të parë.

Francezi Mathieu Faivre është fitues i medaljes së bronztë, i cili pati kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 34 qindtat se pozita e parë.

Vetë Odermatt është i gëzuar pas triumfit. Kampioni olimpik i sapokurorëzuar thotë për SRF:

“Jam shumë krenar që mund të ndjek hapat e të madhit Carlo Janka.

Ndjenja është e pabesueshme.

Faleminderit të gjithëve që më mbështetën”, ka thënë Odermatt.

“Është thjesht një ëndërr e madhe që u bë realitet.

Në fakt nuk e kam ëndërruar kurrë” thotë më tej. “Doja një medalje dhe tani është vetëm e artë. Unë rrezikova gjithçka”, ka thënë zvicerani.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat