Milaim Kelmendi: Kiana dhe Albini kanë shënuar historinë e sportit të skijimit

Skijim

Milaim Kelmendi: Kiana dhe Albini kanë shënuar historinë e sportit të skijimit

Nga: K.G. Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 12:50
Milaim Kelmendi

Milaim Kelmendi, kryetar i Federatës Skitare të Kosovës, është krenar me skiatorin Albin Tahiri dhe skiatoren Kiane Kryeziu, të cilët po e përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Dimërore – Pekini 2022.

Kelmendi tha se paraqitjet e tyre janë inspirim për komunitetin e skijimit dhe sportit në përgjithësi.

“Një e arritur e madhe e skiktarëve tonë të cilët përfaqësuan Republikën e Kosovës në Lojërat Olimpike Pekini 2022.

Image

Albin Tahiri

Ky rezultat është inspirues për të vazhduar punën si Federatë e Skijimit të Kosovës, me përkushtim, disiplinë e profesionalizëm, ashtu siç jam zotuar para dy viteve dhe ky zotim tani është fakt dhe ndihem krenar si Kryetar i kësaj federate.

Ky rezultat është edhe fal përkrahjes së institucioneve te Republikës së Kosovës, megjithate përkrahja duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes krijimit të infrastrukturës dhe ndihmës financiare edhe më të madhe për të sjellë rezultate edhe me të mira. 

Image

Kiana Kryeziu

Kiana dhe Albini kanë shënuar historinë e këtij sporti, shumë vajza dhe djem janë duke punuar për të na bërë krenar në të ardhmen", ka shkruar Kelmendi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat