Flet Albin Tahiri: Ishte e vështirë, por jam i lumtur që përfundova në top 30

Skijim

Flet Albin Tahiri: Ishte e vështirë, por jam i lumtur që përfundova në top 30

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 12:54
Albin Tahiri

Albin Tahiri ka përfunduar në mesin e 30 më të mirëve nga 89 garues në disiplinën e sllallomit të madh, në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Tahiri arriti një tjetër synim të tij për të hyrë në 30 më të mirët në “Pekini 2022”, pas vendit të 15-të të zënë në kombinim alpin.

Ai zuri vendin e 30-të.

Në lëshimin e parë ishte i 37-ti.

Shkaku i kushteve të vështira në shteg shumë garues u diskualifikuan, ndërsa të dyja lëshimet i përfunduan 47 garues.

Ai u shpreh i lumtur me hyrjen në top 30.

“Po ndihem shumë mirë. Gara sot ishte shumë e vështirë për shkak të kohës. U mundova shumë të qëndrojë në shteg. Në lëshimin e parë bëra një gabim të madh, por mbërriva në fund, ndërsa në të dytën u ndjeva shumë mirë. Ishte shumë vështirë, por të jem në top 30, jam vërtetë shumë i lumtur për këtë”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Atë e pret tani gara e fundit, ajo në disiplinën e sllallomit.

“E kam edhe sllallomin për fund, uroj të bëjë sa më pak gabime dhe të jap më të mirën nga vetja”.

Gara e sllallomit zhvillohet më 16 shkurt 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat