Duke nderuar Lojërat Olimpike Dimërore: Rishfaqje, njëzet vjet më pas...

Skijim

Duke nderuar Lojërat Olimpike Dimërore: Rishfaqje, njëzet vjet më pas...

Nga: Xhavit Kajtazi Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 19:21
Xhavit Kajtazi

Fjalori i skitarisë (1)

Adhuruesit e sporteve dimërore edhe në Kosovë, këto ditë kanë rastin të ndjekin garat e ‘sportit në bardhë’, që po zhvillohen në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore në Vankuver (2003).

Për më tepër, ata, në ekranet e televizionit të Kosovës përmes fotografisë të shoqëruar edhe me komentimet e këtyre transmetimeve, pos të tjerash, kanë rastin që mbase për herë të parë të dëgjojnë një fjalor goxha të ndërlikuar!...

Image

Periudhat e ndërtuara, prore ngërthejnë terma që nuk i janë përshtatur natyrës së gjuhës së mbarë të shqipes.

Arsyetimi i komentatorëve të olimpiadës ishte se nuk kemi fjalor terminologjik dhe e kanë të vështirë që të emërtojnë saktë jo vetëm disiplinat, por edhe shumë shprehje e trajta që dalin gjatë garave të disiplinave të caktuara.

Duke parë këtë mungesë, për aq sa zgjasin garat e LOD-it, do të përpiqemi që lexuesve t’u ofrojmë një varg termash të sportit të skitarisë, në disiplinat alpine dhe nordike, të cilat i kemi vjelë nga letërsia sportive...

1. LËSHIMI

Lartësia mbidetare.- 800-1000 metra për meshkuj; në raste të jashtëzakonshme 750 metra. 500-700 metra për femra.

Pjesa më e vështirë e shtegut. - bora akull.

Shtegu.- Rrëshqitje e pandërprerë nga nisja e deri në mbërritje. Gjatësia e shtegut është e tillë që koha më e mirë (në kampionatet botërore dhe Lojërat olimpike dimërore) nuk mund të jetë më e vogël se dy minuta për meshkuj, ndërsa një minutë e 40 sekonda për femra. Gjatësia e shtegut, pra, është rreth 3.500 metra.

Shtigjet e ndara të lëshimit.- Janë dy: për meshkuj dhe për femra. Madje, janë të posaçme.

Terreni i shtegut.- I pastruar nga gurët e mëdhenj e të vegjël, nga shkurret e të ngjashme, në mënyrë që gjatë trashësisë më të vogël të borës mos të ketë rrezik për lëndime të mundshme të garistëve. Pa valëzime të shumta, pa pjesë që mundësojnë kërcime të gjata, të cilat duhet mënjanuar sa më shumë.

Zbutja e shpejtësive të mëdha. - Shpejtësitë e mëdha (të cilat janë të rrezikshme për shkak të rrëzimeve) zbuten (zvogëlohen) krahas vendosjes së numrit të mjaftueshëm të portave të kontrollit.

Shpejtësia mesatare. - Shpejtësia mesatare, përkundër zvogëlimit të shpejtsisë, arrin midis 80 dhe 110 kilometra në orë.

Porta e kontrollit. - Portë e vendosur zakonsisht pingultas kah drejtimi i rrëshqitjes. Ndyshe quhet si portë e hapur.

Pamja e portës. - Dy purteka në gjerësi prej të paktën 8 metra, në të cilat janë vendosaur flamujt me madhësi 100x50 cm. Skaji i poshtëm i pëlhurës është afro një metër mbi sipërfaqen e borës, ndërsa në terrene brigje-brigje paksa më lart.

Numrat. - Portat e shënuara me numra që nga nisja e deri në mbërritje - pos atyre në nisje dhe në mbërritje.

Pengesat. - Aty ku garisti mund të dalë nga shtegu dhe të godasë diçka, pengesën e tillë duhet mbuluar me borë, me duaj të kashtës, rrjeta plastike e të ngjashme.

Vendosja e portave. - Portat vendosen në largësi të konsiderueshme nga pjesa e rrezikshme e shtegut. Në pjesën ku kryhet rrëshqitja jashtëzakonisht e shpejtë (po qe se nevojitet të bëhet kontrolli i shpejtësisë), duhet vendosur porta lart, në mënyrë që të kalohet në zvogëlimin e shpejtësisë. Portat vendosen me rastin e kalimit të shpejtë nga shpati në pjesën brigje-brigje të shtegut. Kur është e nevojshme që garisti të orientohet në pjesën e posaçme të terrenit (e ashtuquajtura portë drejtuese). Vendoset në vendet ku garistët mund të shfrytëzojnë shkurtimet e rrezikshme të shtegut e të ngjashme.

Shënimi i terrenit. - Në pjesën e majtë të shtegut (në drejtim të lëshimit), vendosen flamujt e kuq, ndërsa në atë të djathtë fjlamujt e gjelbër. Nëse shikueshmëria është e dobët, flamujt mund të zëvendësohen me degët e pishave të gjata 30 centimetra. Me qëllim të hetimit të thepave dhe të gropave e të ngjashme nëpër shteg hidhen gjilpërat e pishës.
Shënimi i terrenit tashmë ka ecur më tej, duke u bërë edhe me ngjyrë që është e dukshme për skitarët për të rrëshqitur në shteg të kufizuar.

Frenimi. - Me shkopinj nuk guxon të zvogëlohet shpejtësia e rrëshqitjes.

Kërcimet në shteg. – Kërcime që janë pjesë përbërëse të lëshimit. Bëhen si pasojë e inercisë së lëvizjes dhe reliefit të terrenit, e jo si pasojë e shkëputjes.

Skitë. – Gjatësia: 215-225 cm; Gjerësia: 7-8 cm.

Lidhëzat. - Skitë e ngjitura mirë për këpuce (këmbe), me lidhëza të sigurisë, të cilat gjatë rrëzimit eventual (kur ngarkesa bëhet e rrezikshme për këmben), hapen dhe këpuca (këmba) del nga lidhëza. Në ski janë të montuar ‘ski-ndaluesit’, të cilët ndalojnë skinë kur shkëputet nga këpuca.

Këpucët e skijimit. – Të mbathura të punuara nga masa e derdhur sintetike me brendi të nxehtë dhe të butë. Fiksojnë këmbën lart mbi zogun e saj dhe sigurojnë lidhjen e fortë e të qëndrueshme me skinë.

Veshmbathja. – Pajisje e nxehtë, e lehtë, komfore.

Rezistenca e ajrit. – zvogëlohet me pajisje të volitshme, mirëpo ndalohet veshja e cila depërtohet nga era.

Përkrenarja mbrojtëse. – Bartet patjetër. Vlen edhe për stërvitjen zyrtare.

Skitari pa përkrenare skualifikohet.

Stërvitja zyrtare. – Pjesë përbërëse e garave. Përfshin tre ditë stërvitjeje (juria mund ta shkurtojë në dy ditë). Për stërvitjen e parë zyrtare duhet të jenë të përgatitura të gjitha stabilimentet, por duhet të ndërmerren edhe të gjitha masat e sigurisë.

Stërvitja e pandërprerë. – Ditën e fundit të stërvitjes mbahet stërvitja e pandërprerë (non-stop), që është e obligueshme për të gjithë pjesëmarrësit. Garuesit duhet t’i kenë numrat (e tërhequr). Organizuesi vendos portat e kontrollit me kontrollues. Koha e arritur nuk shpallet. Porosia: që stërvitja e pandërprerë të mbahet në të njëjtën kohë kur mbahen edhe garat.

Pararrëshqitësit. – Garat duhet t’i hapin të paktën dy pararrëshqitës, por juria mund ta rrisë numrin e tyre. Pararrëshqitësve u ndalohet njoftimi i garuesve lidhur me kushtet e shtegut. Megjithatë, anëtarëve të jurisë obligohen t’u japin shpjegimet e nevojshme.
(Vijon) 

Autori ka qenë redaktor i sportit dhe është botues i disa librave sportivë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat