Skiatori shqiptar në sfidën e radhës

Skijim

Skiatori shqiptar në sfidën e radhës

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 15:49
Skiatori shqiptar në sfidën e radhës

Skiatori shqiptar në sfidën e radhës, gara zhvillohet në -20 gradë celcius

Denni Xhepa do të zhvillojë këtë të mërkurë dhe garën e dytë në Lojërat Olimpike 2022 të Pekinit, teksa do të konkurrojë me 88 sportistë nga mbarë bota në disiplinën e sllallomit.

Sportisti kuqezi do të niset i 60-ti. Nisja e parë për Xhepën do të jetë në orën 03:15 minuta të mengjesit, me orën lokale të vendit tonë, ndërsa nisja e dytë do të kryhet në orën 06:45 me orën e Tiranës.

Pas garës së parë ku gjërat nuk shkuan sipas pritshmërive, 18-vjeçari tashmë këkron që të bëjë një performancë sa më të kënaqshme, për të ngritur lart flamurin kuq e zi. Kushtet atmosferike pritet që të jenë të favorshme, pavarësisht se në Pekin, në zonën ku do të zhvillohet gara temperaturat arrijnë deri në -20 gradë, çka e rrit shkallën e vështirësisë.

Xhepa është sërvitur me një program specifik në ditët e fundit, duke u treguar optimist për garën që do të zhvillojë të mërkurën dhe është besimplotë se do të ketë një rezultat të kënaqshëm.

Francezët Clement e Alexis, norvegjezët Sebastian e Henrik dhe austriakët Marco e Manuel janë disa prej favoritëve në këtë garë të cilën mund ta ndiqni në ekranin e Supersport Digitalb në kanalet e dedikuara Eurosport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat