Albin Tahiri: Shtegu ishte vështirë dhe i akulltë

Skijim

Albin Tahiri: Shtegu ishte vështirë dhe i akulltë

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 13:15
Albin Tahiri: Shtegu ishte vështirë dhe i akulltë

Albin Tahiri e ka zënë vendin e 37-të në sllallom të mërkurën, të tetin nga fundi, në garën e fundit të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin.

Tahiri, i cili u bë atleti i parë që e përfaqëson Kosovën në lojërat dimërore para katër viteve në Korenë e Jugut, i mbylli sot garat për Kosovën në sllallom, një nga katër disiplinat ku ai garoi në Pekin në pjesëmarrjen e tij të dytë në lojëra.

Ai doli i 44-ti në lëshimin e parë dhe në të dytin bëri ngritje, por vetëm falë dështimit të shumë garuesve për ta përfunduar garën.

Pas garës së fundit, Albin Tahiri është shprehur i lumtur me arritjen, pasi shtegu ishte i vështirë dhe i akulltë.

“Jam i lumtur me vendin e 37-të, pasi shtegu ishte vështirë dhe i akulltë, andaj ishte e vështirë ta perfundoje garën”, Albin Tahiri.

Kosova u përfaqësua në Lojërat Dimërore në Kinë nga dy skitarë, Tahiri dhe Kiana Kryeziu.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat