Shqiptari i Kosovës direkt në televizionin shtetëror kinez, i kërkon Kinës ta njohë Kosovën

Skijim

Shqiptari i Kosovës direkt në televizionin shtetëror kinez, i kërkon Kinës ta njohë Kosovën

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 15:33
Shqiptari i Kosovës direkt në televizionin shtetëror kinez, i kërkon Kinës ta njohë Kosovën

Skitari Albin Tahiri i ka bërë thirrje Qeverisë së Kinës ta njohë Kosovën shtet të pavarur gjatë një interviste në televizionin shtetëror kinez të mërkurën, duke thënë se shpreson se mikpritja që Kina ua bëri atij dhe Kiana Kryeziut gjatë Lojërave Dimërore do të ndikojë në vendimin e saj për ta njohur Kosovën në të ardhmen.

Kosova do ta festojë përvjetorin e 14-të të Pavarësisë të enjten, 17 shkurt, e njohur zyrtarisht nga 117 vende të botës.

Tahiri, i cili garoi në katër disiplina të ndryshme në garën me ski në Pekin, e shfrytëzoi paraqitjen përkrah Kryeziut në televizionin shtetëror kinez CGTN për t’i bërë thirrje qeverisë së këtij vendi ta njohë shtetit më të ri evropian.

“Siç e dimë të gjithë, Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe deri tani më shumë se 115 vende na kanë njohur neve.

Më duhet t’ju falënderoj juve patjetër, sepse gjatë kohës sonë këtu në Kinë, ju na keni trajtuar shumë mirë, megjithëse qeveria e kineze nuk na njeh (pavarësinë e shteti), por nëse do ta kemi këtë marrëdhënie të mirë, siç na e keni dëshmuar sot, ndihem shumë pozitiv se në të ardhmen ju do të na njihni”, tha Tahiri për CGTN.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat