Gisin e artë, Holdener e argjendtë e Brignone e bronztë në superkombinim 

Skijim

Gisin e artë, Holdener e argjendtë e Brignone e bronztë në superkombinim 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 08:18
Gisin

Gisin mbron titullin olimpik!

Skiatorja zvicerane Michelle Gisin, për herë të dytë radhazi u bë kampione olimpike. Gisin është fituese e medaljes së artë në disiplinën e superkombinimit në Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.

Gisin bëri paraqitje fantastike duke shënuar fitore të madhe.

Image

Holdener, Gisin dhe Brignone

Ajo doli e para me kohë të kaluar për 2:25,67 minuta, e cila ishte më e shpejt për një sekondë e 5 qindta se bashkëkombësja Wendy Holdener.

Zviceranja Wendy Holdener stoliset me medalje të argjendtë.

Image

Gisin e Holdener festojnë

Skiatorja italiane fiton medaljen e bronztë e cila ngeci për 1 sekondë e 85 qindtat larg vendit të parë. 

Renditja
1. Michelle Gisini (Zvicra) 2:25,67
2. Wendy Holdener (Zvicra) +1,05
3. Federica Brignone (Italia) +1,85

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat