Tahiri e Kryeziu u shprehën shumë të kënaqur me rezultatet në Lojërat Olimpike

Skijim

Tahiri e Kryeziu u shprehën shumë të kënaqur me rezultatet në Lojërat Olimpike

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 11:03
Tahiri e Kryeziu u shprehën shumë të kënaqur me rezultatet në Lojërat Olimpike

Skitari Albin Tahiri dhe skitarja Kiana Kryeziu e përfaqësuan Kosovën në garat e sllallomit të madh dhe lëshim alpik.

Ata nuk arritën të futeshin në zonën e medaljeve por arritën rezultatet më të mira të regjistruara ndonjëherë nga sportistët e Kosovës në këtë garë. Me të zbarkuar në aeroportin "Adem Jashari" , të dy skitarët deklaruan se janë ndjerë krenar që e përfaqësuan Kosovën në një garë kaq të rëndësishme.

Ata po ashtu u shprehën shumë të kënaqur me rezultatet e arritura derisa shtuan se menjëherë do fillojnë të përgatiten për garat tjera ndërkombëtare për përfaqësim sa më të dinjitetshëm të Kosovës.

Albin Tahiri u rendit i 37-ti në në garën e sllallomit të madh të në Lojërat Olimpike Dimërore, ndërsa 17 vjeçarja Kiana Kryeziu e cila hyri në histori duke u bërë vajza e parë e cila e përfaqëson Kosovën në LOD, zuri vendin e 49 nga 82 garues në kategorinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat