Nufer triumfon në lëshim, Gut Behrami përfundon e 19-ta! Vlhova e Shiffrin kryesojnë me pikë të njëjta 

Skijim

Nufer triumfon në lëshim, Gut Behrami përfundon e 19-ta! Vlhova e Shiffrin kryesojnë me pikë të njëjta 

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 12:53
Nufer triumfon në lëshim

Skiatorja zvicerane, Priska Nufer, është fituese në garën e disiplinës së lëshimit në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Crans Montana të Zvicrës.

Nofer bëri paraqitje fantastike, duke triumfuar me kohë të kaluar për 1:29,93 minuta.

Zviceranja pati kohën më të mirë për 11 qindtat se fituesja e garës së djeshme në lëshim, çekja Ester Ledecka. 

Image

Ester Ledecka

Skiatorja italiane Sofia Goggia përfundon në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 23 qindtat se Nufer. 

Në vend të pestë përfundojnë dy skiatore me kohë të njëjtë, austriakja Stephanie Venier dhe norvegjezja Ragnihild Mowinckel.

Gruaja e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami, Lara Gut-Behrami, pati një ditë të keqe, përfundoi në vend të 19-ti me kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 28 qindtat se fituesja e garës.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. Vlhova dhe Shiffrin udhëheqin me nga 1026 pikë, e ndjekur nga Goggia me 851 pikë.

Në disiplinën e lëshimit, Goggia kryeson me 482 pikë, pasojnë Suter 407, Ledecka 311 pikë.

Renditja 

1. Priska Nufer (Zvicra) 1:29,93
2. Ester Ledecka (Çekia) +0,11
3. Sofia Goggia (Italia) +0,23
4. Corinne Suter (Zvicra) +0,27
5. Stephanie Venier (Austria) +0,31
 5. Ragnihild Mowinckel (Norvegjia)    +0,31
7. Federica Brignone (Italia)    +0,33
8. Michelle Gisin (Zvicra) +0,43
9. Joana Hählen (Zvicra)  +0,46
10. Isabella Wright (SHBA)    +0,55

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat