Garë dramatike në lëshim, dy skiatorë me kohë të njëjtë në vend të parë  

Skijim

Garë dramatike në lëshim, dy skiatorë me kohë të njëjtë në vend të parë  

Nga: Kemajl Goca Më: 4 mars 2022 Në ora: 14:25
Niels Hintermann

Garë dramatike në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që po zhvillohet në Kvitfjell të Norvegjisë. 

Dy skiatorë me kohë të njëjtë në vend të parë. 

Zvicerani Niels Hintermann dhe kanadezi Cameron Alexander triumfuan në lëshim, me kohë të kaluar 1:44,42 minuta. 

Image

Cameron Alexander

Austriaku Matthias Mayer zuri vendin e tretë dhe për vetëm 12 qindtat mbetet larg pozitës së parë.

Në renditjen e përgjithshme të  Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 1216 pikë, pasojnë Kilde me 870, Mayer 752 pikë etj.

Në lëshim Kilde udhëheq me 490 pikë, pasojnë Feuz me 487, Mayer 462 pikë.

Renditja 

1. Cameron Alexander (Kanada)    1:44,42 minuta.
1. Niels Hintermann (Zvicra) 1:44, 42
3. Matthias Mayer (Austria)    +0,12
4. Beat Feuz (Zvicra)     +0,19
5. Aleksander Kilde (Norvegjia)    +0,20
6. Johan Clarey (Franca)    +0,57
7. Daniel Danklmaier (Austria)    +0,61
9. Guglielmo BoscaI (Italia)    +0,68
8. Dominik PARIS (Italia)    +0,70

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat