Miradoli fiton, gruaja e Valon Behramit në vend të tretë

Skijim

Miradoli fiton, gruaja e Valon Behramit në vend të tretë

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2022 Në ora: 12:19
Miradoli fiton

Skiatorja Lara Gut-Behrami zuri vendin e tretë në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Lenzerheide të Zvicrës.

Gruaja e futbollistit Valon Behrami mbetet për 88 qindtat larg pozitës së parë Romane Miradoli. Francezja Miradoli befason të gjithë me fitore, me kohë të kaluar për 1:19,87 minuta, 38 qindtat më e shpejt se amerikanja Mikaela Shiffrin.

Shiffrin kryeson në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, me 1106 pikë, pasojnë Vlhova me 1039, Brignone 851, Goggia 851 pikë etj.

Brignone udhëheq me 506 pikë në supersllallom të madh, e ndjekur nga Curtoni 374, Goggia 332 pikë etj.

Renditja 

1. Romane Miradoli (Franca) 1:19,87
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,38
3. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0,88
4. Marta Bassino (Italia)    +0,90
5. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)    +0,94
6. Tessa Worley (Franca) +1,37
7. Kira Weidle (Gjermania)    +2,02
8. Michelle Gisin (Zvicra) +2,04
9. Laurica Gauche (Franca)    +2,20
9. Federica Brignone (Italia)    +2,20

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat