Dramë në supersllallom të madh, Kilde 7 qindtat më i shpejt se kanadezi 

Skijim

Dramë në supersllallom të madh, Kilde 7 qindtat më i shpejt se kanadezi 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 mars 2022 Në ora: 14:17
Dramë në supersllallom të madh, Kilde 7 qindtat më i shpejt se kanadezi 

Skiatori Aleksander Aamodt Kilde ka shënuar fitore të madhe në supersllallom të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Kvitfjell të Novregjisë.

Kilde zuri vendin e parë me kohë të kaluar  1:25,91 minuta. Ai doli për 7 qindtat më i shpejt se kanadezi James Crawford.

Në pozitën e tretë renditet Matthias Mayer i cili ngeci për 12 qindtat nga vendi i parë.

Në renditjen e përgjithshme Odermatt prin me 1239 pikë, i  ndjekur nga Kilde me 1050 sosh. 

Në disiplinën e superslllallomit të madh Kilde udhëheq me 480, i përcjellur nga Mayer me 350 sosh.

Renditja 
1. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) 1:25,91
2. James Crawford (Kanada) +0,07
3. Matthias Mayer (Austria) +0,12
4. Dominik Paris (Italia) + 0,21
5. Beat Feuz (Zvicra) +0,31
6. Justin Murisier (Zvicra)    +0,71
7. Vincent Kriechmayr (Austria)    +0,73
8. Adrian Sejersted  (Norvegjia) +0,75
9. Niels Hintermann (Zvicra)    +0,84
10. Romed Baumann  (Gjermania)  + 0,93

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat