Worley fiton në sllallomin e madh, Shiffrin kryeson në renditjen e përgjithshme

Skijim

Worley fiton në sllallomin e madh, Shiffrin kryeson në renditjen e përgjithshme

Nga: K. Goca Më: 6 mars 2022 Në ora: 15:11
Worley fiton në sllallomin e madh, Shiffrin kryeson në renditjen e përgjithshme

Francezja Tessa Worley triumfon në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, e cila u mbajt në Lenzerheide të Zvicrës. 

Worley ka treguar paraqitje më të mirë duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:02,35 minuta apo ka qenë më e shpejt për 29 qindtat se skiatorja italiane Federica Brignone. 

Skiatorja suedeze Sara Hector arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 31 qindtat se pozita e parë. 

Në renditjen e përgjithshme, Shiffrin kryeson me 1156 pikë, e ndjekur nga Vlhova me 1039 sosh. Në disiplinën e sllallomit të madh Hector kryeson me 522 pikë, pason Worley me 467, Shiffrin 411 pikë etj.

Renditja

1. Tessa Worley  (Franca) 2:02,35
2. Federica Brignone (Italia) +0,29
3. Sara Hector (Suedia) +0,31
4. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0,77
5. Michelle Gisin (Zvicra) +1,24
6. Katharina Liensberger (Austria)    +1,90
7. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +1,98
8. Wendy Holdener (Zvicra)    +2,37
9. Coralie Frasse Sombet (Franca) +2,57
10. Paula Moltzan (SHBA)+2,70

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat