Vlhova më e mira në sllallom të madh, Shiffrin kryeson në renditjen e përgjithshme  

Skijim

Vlhova më e mira në sllallom të madh, Shiffrin kryeson në renditjen e përgjithshme  

Nga: Kemajl Goca Më: 11 mars 2022 Në ora: 20:48
Vlhova më e mira në sllallom të madh

Skiatorja sllovake, Petra Vlhova, ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, në garën që u mbajt në Are të Suedisë.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:32,59 minuta, më e shpejt për 1 sekondë e 24 qindtat se italianja Marta Bassino. 

Skiatorja amerikane Marta Bassino përfundon në vend të tretë, me 21 qindtat e kohës më të mirë se pozita e katërt Tessa Worley e Francës.

Në renditjen e përgjithshme, Shiffrin kryeson me 1216 pikë, pasojnë Vlhova me 1139, Brignone 931 pikë etj. 

Në disiplinën e sllallomit të madh, Hector udhëheq me 522 pikë, pesë më shumë se Worley, Shiffrin ka 471 pikë.

Renditja 

1. Petra Vlhova (Sllovakia) 2:32,59
2. Marta Bassino (Italia) +1,24
3. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1,70
4. Tessa Worley (Franca)    +1,91
5. Ricarda Haaser (Austria) +1,93
6. Franziska Gritsch (Austria)    +2,28
7. Cpralie Frasse Sombet (Franca) +2,38
8. Katharina Truppe (Austria)    +2,56
9. Michelle Gisin (Zvicra)    +2,65
10. Maryna Gasienica (Polonia)    +2,70

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat