Kristoffersen triumfon, dy skiatorë me kohë të njëjtë në vend të dytë

Skijim

Kristoffersen triumfon, dy skiatorë me kohë të njëjtë në vend të dytë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2022 Në ora: 14:07
Kristoffersen triumfon

Norvegjezi Herrik Kristoffersen triumfon në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Kristoffersen zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:18,28 minuta, me kohën më të mirë për 33 qindtat se vendi i dytë. 

Dy skiatorë me kohë të njëjtë në vend të dytë, norvegjezi Lucas Braathen dhe zvicerani Marco Odermatt (Zvicra).

Rreth 3000 spektatorë përgatitën një sfond të bukur, aq më tepër pas paraqitjes së parë të shkëlqyer të skiatorit slloven, Zhan Kranjec, i cili i emocionoi.

Sigurisht, të gjithë besuan se pas 21 vitesh, më në fund do të ishte një slloven në skenën fituese, por Kranjec pati një paraqitje të pafat në finale. 

Renditja 

1. Herrik Kristoffersen (Norvegjia)    2:18,28
2. Lucas Braathen (Norvegjia) +0,33
2  . Marco Odermatt (Zvicra)    +0,33
4. Loic Meillard (Zvicra)     +0,69
5. Stefan Brennsteiner (Austria)     +0,77
6. Luca de Aliprandini (Italia)    +0,81
7. Lie Mcgrath (Norvegjia)    +1,13
8. Gino Caviezel (Zvicra)    +1,45
9. Manuel Feller (Austria)    +1,51
10. Zhan Kranjec (Sllovenia)    +1,53

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat