Skiatori zviceran, Marco Odermatt, ka siguruar trofeun përkatësisht “Globin e vogël të Kristaltë” në sllallomin e madh.
Zvicerani është afër titullit të kampionit të Kupës së Botës.
Ai prin në renditjen e përgjithshme me 1319 pikë, duke lënë pas norvegjezin Kilde me 1050, Mayer 836 pikë etj.
Në disiplinën e sllallomit të madh, Odermatt e ka siguruar vendin e parë, ka 560 pikë, duke lënë pas norvegjezin Kristoffersen (353), Feller (290) etj.