Mikaela Shiffrin bën edhe një hap drejt titullit 

Skijim

Mikaela Shiffrin bën edhe një hap drejt titullit 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2022 Në ora: 13:24
Mikaela Shiffrin bën edhe një hap drejt titullit 

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, ka shënuar fitore në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës, duke bërë edhe një hap drejt titullit.

Gara e lëshimit u mbajt në Courchevel/Meribel të Francës.

Mikaela Shiffrin përfundoi e para me kohë të kaluar për 1:27,00 minuta, me kohe më shpejt për 10 qindtat se vendi i dytë. 

Dy skiatore renditen në vend të dytë me kohë të njëjtë, Joana Hählen (Zvicra) e  Christine Scheyer (Austria).

Lara Gut – Behrami përfundon në vend të tretë me 16 qindtat e kohës më të dobët se skiatorja amerikane.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 1345 pikë, duke lënë pas Vlhovën me 1189. 
Në disiplinën e lëshimit, Goggia prin me 504 pikë, pas saj mbetet Suter me 407 pikë. 

Renditja 

1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:27,00
2. Joana Hählen (Zvicra) +0,10
2. Christine Scheyer (Austria) +0,10 
4. Michelle Gisin (Zvicra)    +0,14
5. Lara Gut - Behrami (Zvicra) +0,16
6. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)    +0,22
7. Ester Ledecka (Çekia) +0,28
8. Romana Miradoli (Franca)    +0,38
9. Priska Nufer (Zvicra)    +0,43
10. Elena Curtoni (Italia)    +0,59

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat