Shiffrin fiton Kupën e Botës, Mowinckel më e mira në supersllallom të madh

Skijim

Shiffrin fiton Kupën e Botës, Mowinckel më e mira në supersllallom të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 17 mars 2022 Në ora: 11:31
Shiffrin fiton Kupën e Botës

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, është fituese e Kupës së Botës përkatësisht “Globit të Madh të kristaltë”. 

Ajo siguroi edhe praktikisht vendin e parë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, duke mbledhur 1425 pikë, la pas Vlhovan me 1189 pikë etj. Në supersllallom të madh, Federica Brignone është kampione me 506 pikë.

Skiatorja norvegjeze, Ragnhild Mowinckel, ka shënuar fitore në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Courchevel/Meribel të Francës.

 Ajo doli e para me kohë të kaluar për 1:13.68 minuta, 5 qindtat më e shpejt se Shiffrin dhe 13 qindtat se Michelle Gisin. 

Renditja 

1. Ranghild Mowinckel (Norvegjia) 1:13.68
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0.05
3. Michelle Gisin (Zvicra)     +0.13
4. TessaËorley (Franca)    +0,34
5. Romane Miradoli  (Franca)    +0,48
6. Corinne Suter (Zvicra)    +0,57
7. Marta Bassino  (Italia)    +0,69
8. Laura Gauche (Franca)    +0,87
9. Jasmine Flury (Zvicra)     +0,92
10. Tamra Tippler (Austria)        +0,93

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat