Skiatori austriak, Vincent Kriechmayr, triumfon në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt në Courchevel/Meribel të Francës.
Austriaku zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:09.43 minuta, duke lënë pas për 53 qindtat e kohës zviceranin Marco Odermatt të Zvicrës, si dhe me 75 qindtat zviceranin tjetër Gino Caviezel.
Kilde është kampion në supersllallom të madh, duke tubuar 530 pikë, ndërsa në renditjen e përgjithshme Odermatt udhëheq me 1539 pikë.
Renditja
1. Vincent Kriechmayr (Austria) 1:09.43
2. Marco Odermatt (Zvicra) + 0.53
3. Gino Caviezel (Zvicra) + 0.75
4. Aleksander Kilde (Norvegjia) +0,88
5. James Craëford (Kanada) +1,02
6. Matthieu Bailet (Franca) +1,28
7. Ryan Cochran-Siegle (SHBA) +1,36
8. Alexis Pinturault (Franca) +1,62
9. Justin Murisier (Franca) +1,66
10. Stefan Rogentin (Zvicra) +1,83