Slokar fiton në sllallom, Vlhova kampione 

Skijim

Slokar fiton në sllallom, Vlhova kampione 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2022 Në ora: 14:32
Andreja Slokar, foto Reuters

Skiatorja sllovake, Petra Vlhova, është kampione e re në disiplinën e sllallomit të Kupës së Botës.

Skiatorja sllovene, Andreja Slokar, ka shënuar fitore në sllallom, duke arritur e para me kohë të kaluar për 1:36,54 minuta, në garën që u mbajt në Qendrën e skive në Courchevel/Meribel të Francës. 

Ajo pati kohën më të mirë për 48 qindtat se skiatorja gjermane Lena Dürr dhe 81 qindtat se sllovakja Petra Vlhova.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin është e para me 1457 pikë, pason Vlhova me 1249. Në sllallom Vlhova është kampione me 770 pikë, duke lënë pas amerikanen Shiffrin me 501.

Renditja

1. Andreja Slokar (Sllovenia)    +1:36,54
2. Lena Dürr (Gjermania) +0,48
3. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0,81
4. Ana Bucik (Sllovenia)    +1,04
5. Zrinka Ljutiç (Kroacia)    +1,22
6. Ali Nullmeyer (Kanada)    +1,27
7. Wendy Holdener (Zvicra)    +1,32
8. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +1,48
 9. Amelia Smart (Kanada)    +1,56
10. Anna Swenn Larsson (Suedia)    +1,80

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat