Mikaela Shiffrin kampione e botës, Tessa Worley-t kampione e sllallomit të madh

Skijim

Mikaela Shiffrin kampione e botës, Tessa Worley-t kampione e sllallomit të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 20 mars 2022 Në ora: 13:31
Mikaela Shiffrin kampione e botës

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, është kampione e botës, Tessa Worley-t kampione e sllallomit të madh.

Shiffrin është fituese e “Globit të madh të Kristaltë” dhe Worley fituese e “Globit të vogël të Kristaltë”.

Gara e fundit e sllallomit të madh u fitua nga skiatorja italiane Federica Brignone.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:14,68 minuta, duke lënë pas për 31 qindtat bashkëkombësen e saj Marta Bassino dhe me 37 qindtat sllovaken Petra Vlhova.

Lara Gut Behrami përfundoi në vend të nëntë me kohë të njëjtë me  kanadezen Valerie Grenier.

Gara u mbajt në Courchevel/Meribel të Francës.

Në renditja e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin është kampion me 1493 pikë, e pasuar nga Vlhova (1309), Brignone (1055) etj. Në sllallom të madh Worley është kampione me 567 pikë, pasojnë Hector (540), Shiffrin (507) etj.

Renditja 

1. Federica Brignone (Italia) 2:14,68
2. Marta Bassino (Italia) +0,31
3. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0,37
4. Tessa Worley (Franca)    +0,45
5. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)    +0,61
6. Michelle Gisin (Zvicra)    +0,63
7. Mikaela Shiffrin (SHBA) +0,67
8. Maryla Gasienica Dan (Polonia)    +0,78
9. Lara Gut Behrami (Zvicra)    +0,88
9. Valerie Grenier (Kanada)    + 0,88

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat