Odermatt kampion i botës, Kristoffersen fiton “Globin e vogël të Kristaltë”

Skijim

Odermatt kampion i botës, Kristoffersen fiton “Globin e vogël të Kristaltë”

Nga: Kemajl Goca Më: 20 mars 2022 Në ora: 14:53
Odermatt kampion i botës

Gara e fundit e skijimit e këtij edicioni të Kupës së Botës u fitua nga norvegjezi Atle Lie McGrath. 

Ai ngadhënjeu në disiplinën e sllallomit me kohë të kaluar për 1:34,52 minuta, në garën që u mbajt në Courchevel/Meribel të Francës.

Norvegjezi Henrik Kristoffersen renditet në vend të dytë me 37 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë, ndërsa austriaku Manuel Feller arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë.

Image

 Kristoffersen fiton “Globin e vogël të Kristaltë”

Kristoffersen është kampion në sllallom, duke fituar “Globin e vogël të Kristaltë”.

Ai zuri vendin e parë me 371 pikë, duke lënë pas Braathen me 323, Strasser  307 pikë etj. Marco Odermatt i Zvicrës, është kampion i botës. Ai zuri vendin e parë në Kupën e Botës, me 1639 pikë, pas tij është Kilde me 1172 pikë. Odermatt fiton “Globin e madh të Kristaltë”. 

Renditja

1. Atle Mcgrath (Norvegjia)    1:34,52
2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)     +0,37
3. Manuel Feller (Austria)    +0,77
4. Abert Popov (Bullgaria)     +0,93
5. Joaquim Salarich (Spanja)    +0,97
6. Timon Haugan (Norvegjia)    +1,01
7. Tomasso Sala (Italia)    +1,08
8. Luke Winters (SHBA)    +1,12
9. Marco Schwarz (Austria)     +1,18
10. Michael Matt (Austria)    +1,19

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat