Skitarja e Kosovës fiton medalje në Bullgari

Skijim

Skitarja e Kosovës fiton medalje në Bullgari

Më: 24 mars 2022 Në ora: 16:00
Skitarja e Kosovës fiton medalje në Bullgari

Skitarja e Kosovës, Lirika Deva, ka fituar medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare të FIS-it, "PIBA CUP" grupmosha U16, që po mbahet në Bansko të Bullgarisë.

Deva pati kohën vetëm 0.25 të qindtat e sekondës prapa vendit të parë.

Sukses pati edhe Elena Hoxha, e cila nga 26 garuese doli e teta.

Në konkurrencën e meshkujve, Klos Vokshi u rendit i 15-ti nga 38 garues.

KOK përgëzon suksesin e skitarëve tanë dhe iu uroj fat dhe suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat