Kompania ‘Federer On’ me pajisje për Gut-Behramin, Holdenerin, Odermattin...

Skijim

Kompania ‘Federer On’ me pajisje për Gut-Behramin, Holdenerin, Odermattin...

Nga: K.G. Më: 13 maj 2022 Në ora: 12:20
Lara Gut-Behrami

Prodhuesi zviceran i mallrave sportive ‘On’ njofton një partneritet të ri. Kompania pajis skiatorët. Siç njoftoi “On” në një komunikatë, prodhuesi i mallrave sportive tani po pajis edhe ekipet Swiss-Ski.

Ky është momenti historik i radhës në historinë e kompanisë. “On” ka pushtuar tashmë tregun e këpucëve për vrapim, ka veshur delegacionin olimpik zviceran për Lojërat Verore në Tokio dhe ka kaluar përmes një IPO shumë-milionëshe në New York.

Na bën veçanërisht krenarë që pajisim atletët dhe mbi të gjitha talentet e rinj nga disiplinat e dimrit me produkte nga koka deri te këmbët”, thotë Marc Maurer.

Diego Züger, Drejtor i Marketingut dhe Zëvendës CEO i Swiss-Ski, thotë: "Ne jemi të bindur se mund të zhvillojmë më tej sportet e borës në këtë vend së bashku me ‘On’, veçanërisht pasi trajnimi në verë është baza qendrore për performancën përkatëse në dimër në dëborë. ."

Kjo do të thotë, se Marco Odermatt, Lara Gut-Behrami, por edhe Andri Ragettli së shpejti do të përgatiten për sfidat e tyre dimërore me produkte të reja.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat