Vlhova shkëlqeu, Shiffrin kampione e sllallomit

Skijim

Vlhova shkëlqeu, Shiffrin kampione e sllallomit

Nga: K.Goca Më: 19 mars 2017 Në ora: 15:10
Petra Vlhova

Skiatorja nga Sllovakia, Petra Vlhova, befasoi të gjithë me një superparaqitje, duke shkëlqyer në disiplinën e sllallomit, që u mbajt më Qendrën e Skive në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:32.00 minuta ose qe më e shpejt se kampionia e sllallomit, amerikania Mikaela Shiffrin. Frida Hansdotter arriti në podium përkatësisht në vend të tretë me  4 qindtat e sekondës më të mirë se pozita e katërt Veronika Velez-Zuzulova nga Sllovakia. Shiffrin fitoi ‘Globin e vogël të Kristaltë’, duke e zënë vendin e parë me 840 pikë në disiplinën e sllallomit, pas saj janë: Velez Zuzulova (565) e Holdener (455) etj. ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin  kryeson me 1.603 pikë,  pasojnë: Stuhec 1.325, Goggia (1.117), Gut (1.023) etj.  

Rezultatet

1. Petra Vlhova (Sllovakia)  1:32.00

2. Mikaela Shiffrin (SHBA)   0.24

3. Frida Hansdotter (Suedia)                  0.35

4.  Veronika Velez-Zuzulova (Sllovakia) 0.39

5. Mélanie Meillard (Zvicra)         1.05

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat