Cilët sportistë janë përfitues të bursës olimpike?

Skijim

Cilët sportistë janë përfitues të bursës olimpike?

Më: 25 prill 2017 Në ora: 18:31
Pamje nga ceremonia

Komitetit Olimpik i Kosovës, Federata Skitare e Kosovës dhe tre sportistë kanë nënshkruar kontratat për ndarjen e Bursës Olimpike për Lojëra Olimpike Dimërore PyeongChang 2018. Përfitues të kësaj burse janë sportistët; Albin Tahiri, Venesa Gjurkaj dhe Arbi Pupovci. Ata për çdo muaj do të marrin nga 1 mijë dollarë. Albin Tahiri, si përfitues i kësaj burse tanimë ka fituar normën Olimpike në katër disiplina dhe pritet qe të arrij normën edhe në disiplinën e pestë.

Ndërsa, Venesa Gjurkaj dhe Arbi Pupovci pritet që edhe këta të jenë pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore PyeongChang 2018 duke arritur edhe këta normë Olimpike. Kjo bursë është vazhdim i përkrahjes të sportistëve kulminant nga ana e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe nga sot këta sportistë do ti kenë shumë më të lehta përgatitjet për përfaqësimin  e Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në PyongChang 2018.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat