Rebensburg shkëlqen në hapje të edicionit të ri

Skijim

Rebensburg shkëlqen në hapje të edicionit të ri

Nga: Kemajl Goca Më: 29 tetor 2017 Në ora: 13:32
Viktoria Rebensburg (

Skiatorja gjermane, Viktoria Rebensburg, shkëlqeu në hapje të edicionit të ri në Kupën e Botës (femrat). Ajo bëri rrëshqitje më të mirë dhe si rezultat i kësaj triumfoi në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Solden të Austrisë.  Rebensburg arriti e para në shteg me kohë të kaluar për një 1:55,20 sekonda, duke pasur kohën për 14 qindtat më të mirë se vendi i dytë, Tessa Worley nga Franca. Në pozitën e tretë është Manuela Mölgg nga Italia me kohë më të dobët për 53 qindtat se fituesja e garës. Amerikania Mikaela Shiffrin mbetet në vend të pestë me 74 qindtat e kohës më të ngadalshme se Rebensburg. Skiatorja gjermane Rebensburg fitoi 100 pikët e para në edicionin e ri.

Rezultatet

1. Viktoria Rebensburg (Gjermania) 1:55,20

2. Tessa Worley (Franca) 0,14

3. Manuela Mölgg (Italia) 0,53.

4. Stephanie Brunner (Austria) 0,71.

5. Mikaela Shiffrin (SHBA) 0,74.

6. Wendy Holdener (Zvicra) 1,11.

7. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) 1,45.

8. Kristin Lysdahl (Norvegjia) 1,48.

9. Tina Robnik (Sllovenia) 1,55.

9. Sara Hector (Suedia) 1,55.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat