Neureuther triumfon në sllallom

Skijim

Neureuther triumfon në sllallom

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 16:07
Felix Neureuther

Skiatori gjerman, Felix Neureuther, shënoi fitoren e parë në edicionin e ri. Ai triumfoi në disiplinën e sllallomit e cila u zhvillua në Qendrën e Skive në Levi të Finlandës. Neureuther zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:42.83 apo ka qenë më i shpejt për 37 qindtat e sekondës se norvegjezi Henrik Kristoffersen. Gjermani fitoi 100 pikët e para në Kupën e Botës, ndërkaq Kristoffersen ka qenë për tetë qindtat më i shpejt se pozita e tretë,  Mattias Hargin nga Suedia. Skiatorët zviceran edhe pse treguan paraqitje të mirë asnjëri nga ta nuk arriti në podium, por ishin në dhjetëshin e parë.

 Skiatorët zviceranë Daniel Yule dhe Luca Aerni arritën në vend të katërt me kohë me të dobët për 54 qindtat se fituesi i garës. Zvicerani Loic Meillard zuri vendin e gjashtë me kohë më të ngadalshme për 71 qindtat se Neureuther. Zvicerani tjetër Reto Schmidiger renditet në vend të dhjetë, me kohë më të ngadalshme për 93 qindtat se vendi i parë.  Pretendenti kryesor për të fituar këtë garë, kampioni i botës në fuqi Marcel Hirsher, e mbylli garën në vendin e 17-të, pas një gabimi që bëri. Gabimi erdhi për shkak të temperaturave të ulëta, që e bënë pistën të akullt me kalimin e kohës. Për Neureuther, ky është triumfi i 13-të në garat e Kupës së Botës, që rikthehet te fitorja pas 20 muajsh.

Rezultatet, meshkujt

1. Felix Neureuther (Gjermania)  1:42.83

2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)       0.37

3. Mattias Hargin (Suedia)            0.45

4. Daniel Yule (Zvicra)         0.54

5. Luca Aerni (Zvicra) 0.54

6. Loïc Meillard (Zvicra)      0.71

7. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia) 0.75

8. Alexis Pinturault (Franca)         0.88

9. Manfred Mölgg (Italia)    0.90

10. Reto Schmidiger (Zvicra)        0.93

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat