Hirscher shkëlqeu në sllallom - Bota Sot
Hirscher shkëlqeu në sllallom

Skijim

E premte, 19 tetor 2018

Hirscher shkëlqeu në sllallom

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 14:23
Marcel Hirscher

Kampioni në fuqi i botës, Marcel Hirscher, dëshmoi mjeshtrin e tij në garën e sllallomit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Val D'Isere të Francës. Ai e mundi me 39 qindtat e sekondës norvegjezin Henrik Kristoffersen sekonda, ndërsa 40 qindtat ishte më i shpejt se Andre Myhrer i Suedisë. Hirscher tregoi formë të lartë në një shteg jashtëzakonisht të fortë dhe me reshje të dendura të borës. Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për  1:41.94 minuta. Kjo ishte fitorja e 47 në karrierën e tij dhe e 21-ta në disiplinën e sllallomit! Një fitore e madhe e cila e afron me kreun e tabelës, pra ngec për 11 pikë. Austriaku Michael Matt zuri pozitën e katërt, por me kohë më të ngadalshme për 55 qindtat se fituesi i garës. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Kristoffersen, udhëheq me 285 pikë, pasojnë Hirscher (285), Jansrud (249), Svindal (245), Feuz (208) etj. ndërsa në disiplinat e sllallomit, Kristoffersen (160), Hirscher (114), Neureuther (100) etj.             

Rezultatet

1. Marcel Hirscher (Austria)            1:41.94

2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)          0.39

3. Andre Myhrer (Suedia)     0.40

4. Michael Matt (Austria)     0.55

5. Jonathan Nordbotten (Norvegjia)       0.69

6. Stefano Gross (Italia)         0.76

7. Fritz Dopfer (Gjermania)   0.95

8. Mattias Hargin (Suedia)    1.06

9. Marco Schwarz (Austria)  1.16

10. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia)         1.16

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test