Svindal dominon në lëshim

Skijim

Svindal dominon në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 22:21
Aksel Lund Svindal

Norvegjezi Aksel Lund Svindal dëshmoi cilësitë e tija, duke triumfuar në disiplinën e lëshimit, që u zhvillua në Val Gardena të Italisë. Svindal bëri rrëshqitje shumë të mirë, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:57.00 minuta. Ai la pas vetes me 59 qindtat bashkëkombësin e tij Kjetil Jansrud dhe për 85 qindtat austriakun Max Franz. Zvicerani Gilles Roulin befasoi të gjithë duke e zënë vendin e katërt apo me 15 qindtat mbetet me pak se pozita e tretë. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës,  Svindal udhëheq me 374 pikë, i ndjekur  nga Jansrud me 239 pikë, kurse në lëshim Svindal kryeson me 260 pikë, pason Feuz me 212 sosh etj.

Rezultatet
1. Aksel Lund Svindal (Norvegjia)    1:57.00
2. Kjetil Jansrud (Norvegjia)        0.59
3. Max Franz (Austria)        0.85
4. Gilles Roulin (Zvicra)    1.00
5. Christof Innerhofer (Italia)    1.14
6. Dominik Paris (Italia)        1.16
7. Romed Baumann (Austria)    1.16
8. Beat Feuz (Zvicra)    1.17
9.  Jared Goldberg (SHBA)    1.18
10. Mauro Caviezel (Zvicra)    1.22

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat