Rikthim i fuqishëm i Veith - Fenningerit

Skijim

Rikthim i fuqishëm i Veith - Fenningerit

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 14:40
Anna Veith

Skiatorja austriake Anna Veith – Fenninger është rikthyer fuqishëm pas një kohe të gjatë. Ajo triumfoi në garën e supersllallomit të madh, që u mbajt në  Vald'Isere të Francës. Veith – Fenninger zuri pozitën e parë me kohë të kaluar për 1:05.77 minuta apo ka qenë më e shpejt për 48 qindtat se Tina Weirather nga Lihteshtejni.

Image

Skiatorja italiane Sofia Goggia renditet në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 51 qindtat se pozita e parë dhe tri se vendi i dytë, kurse ka 13 qindtat e kohës më të mirë se zvicerania Lara Gut. Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prin me 521 pikë, pasojnë Rebensburg (412), Weirather (374) etj. ndërsa në disiplinën e supersllallomit të madh, Weirather udhëheq me 240 pikë, duke lënë pas Gisin (169), Goggia (169), Schmidhofer (162) etj.

Rezultatet

1. Anna Veith (Austria)          1:05.77

2. Tina Weirather (Liheteshtejni)   0.48

3. Sofia Goggia (Italia)           0.51

4. Lara Gut (Zvicra)      0.64

5. Michelle Gisin (Zvicra)      0.86

6. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         1.01

7. Federica Brignone (Italia)           1.09

8. Nicole Schmidhofer (Austria)     1.23

9. Ramona Siebenhofer (Austria)   1.48

10. Anna Hofer (Italia)           1.52

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat