A mund t’i merret licenca Federatës Skitare të Kosovës?

Skijim

A mund t’i merret licenca Federatës Skitare të Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 18:06
Afërdita Fazlija

Përplasjet e fundit mes Federatës Skitare dhe Departamentit të Sportit të Kosovës, janë mjaft shqetësuese. Kryetari i FSK-së, Milaim Kelmendi, ditë më parë, ka deklaruar se për ndryshimin e Statutit ka vendosur Kuvendi, që është institucioni më i lartë. “Nuk jemi kah i kundërshtojmë apo at personin anonim që ka deklaruar për shkelje, sepse është organi më i lartë Kuvendit i cili ka vendosur dhe e respektojmë. Nuk ka kurrfarë shkelje”, kështu ka thënë Kelmendi. Mirëpo, zëvendësdrejtoresha e DSK-së, Afërdita Fazlija, në intervistën për gazetën kombëtare “Bota sot”, ka deklaruar se duhet të ndryshohet statuti sipas akteve ligjore ose sanksionet do të jenë të paevitueshme për FSK-në. 

“Ne tash do të presim që federata edhe pse gjatë kësaj kohe, si duket kemi problem edhe me pjesën administrative, në këtë rast me FSK-në, propozimet për ndryshim ende pa u qitur në votim statuti nënshkruhet e vuloset, është diçka për ne si pjesë qeveritare në një farë forme është e papranueshme, për shkak se ato duhet të aprovohen, duhet të diskutohen masandej të marrin atë formën zyrtare, megjithatë ne presim që në afat 15 ditësh që federata ti dërgon statutin të cilën e kanë aprovuar, në rast se është e saktësuar në pikat e caktuar për të cilat ne edhe në kuvendin e parë kemi dhënë sugjerime, statuti do t’i kthehet dhe federata duhet të shkoj prapë në kuvend, që të aprovohen apo më mirë të themi të harmonizohen pikat të cilat bie ndesh me aktet nënligjore dhe ligjin për sport”, tha Fazlija.

Çka nëse nuk e përfillin? “Në rast se ata nuk e përfillin, këtu nuk kemi sugjerim, kemi obligim. Kjo është ligji për sport dhe aktet nënligjore janë obliguese për të gjitha federatat dhe KOK-un, në raste të caktuara, që unë nuk besoj se do të vijë deri te kjo pikë, normal se jemi të detyruar që të bëjmë tërheqjen e licencës dhe të njëjtën kohë edhe mos ta financojmë. Unë nuk e dëshiroj këtë situatë për asnjë federatë, mirëpo në bisedë e sipër me kryetarin e FSK-së, mund të them se në shumë çështje si kryetar nuk është në dijeni.

Me habit faktit kur bisedohet për përqindjen e dëshirueshme që DSK përbën sidomos për pjesën menaxheriale udhëheqëse të femrave në federatë dhe ai e keqkupton atë pozicion, duke menduar që duhet apriori që femrave t’i jep bazë deleguese bordi pa qenë ato pjesë të asnjë klubi apo asnjë shoqate dhe atë e arsyeton se Ju po kërkoni që të keni sa më shumë femra.

 Ndoshta në rastin e caktuar mungon në federatë një profili i juristit që njeh pak me tepër specifikën e sportit sidomos interpretimin e ligji të sportit dhe aktet nënligjore, por në veçanti kemi të bëjmë me rastin e federatës së skijimit, me njohjen e procedurës së OJQ-së, me demokracinë e OJQ-së, me vullnetin se si krijohet një OJQ, kjo do të mbetet të diskutohet, pasi që të shohim materialin nga aprovimi që u bë, për shkak se gjatë vitit kemi pas indikacione, kemi pas kërkesa nga klubet, kemi pas rastet kur është marrë vendim për ndryshim të rregulloreve të garës aty për aty që është një shkelje e cila është evidentuar edhe me aktin nënligjor për funksionimin e federatave që kalendari i garave, në rast se federatat kanë rregulloren e garave absolut nuk guxon të ndryshoje brenda vitit kalendarik, janë disa gjëra, janë disa shkelje procedurale, disa shkelje profesionale për të cilat pasi që federata të deponon pas 15 ditësh materialin, thjeshtë ne do t’i përgjigjem konformom ligjit dhe rregulloreve”, thotë Fazlija. Zëvendësdrejtoresha e pranon se kuvendi është institucioni më i lartë. “Është e vërtetë se për këto vite na kanë përcjellë tranzicione të mëdha të federatave dhe klubeve, ndoshta momente caktuara ndoshta edhe ne kemi gjetur...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat